Connect with us

Seria A

Juventus, 7 objektiva dhe 1 ëndërr në merkato

Sezoni bardhezi është futur në fazën kulmore, teksa Juventus ka mundësinë të konkretizojë, mes javëve të fundit të majit dhe fillimit të qershorit, punën e madhe të bërë gjatë këtij viti. Mes ëndrrës së “Tripletës”, një “dopiete” të mundshme dhe një titulli tashmë të sigurt, skuadra e Massimiliano Allegri-t është gati të paraqitet në takimin me historinë me një vetëbesim të madh të krijuar gjatë këtij sezoni. Përtej asaj që mund të ndodhë kundër Lazio-s në finalen e Kupës së Italisë, kundër Crotone-s në Torino, ku mund të vijë titulli i gjashtë radhazi në kampionat, dhe me Real Madrid në finalen e Champions, drejtuesit bardhezinj kanë filluar punën për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

 

De Sciglio ose Ghoulam për mbrojtjen

Nuk është e lehtë të përmirësosh një skuadër që është pothuajse perfekte. Megjithatë, Marotta dhe Paratici do të provojnë ta bëjnë këtë verën e ardhshme. Në mbrojtje, pas konfirmimit të “BBC” dhe blerjes së plotë të kartonit të Benatia-s, do të kërkohet të përforcohen krahët. Objektivi kryesor është lojtari i Milan-it De Sciglio, kontrata e të cilit skadon në 2018-ën. Alternativa është Ghoulam i Napoli-t, i cili nuk ka arritur akoma një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

 

Tolisso, Rafinha ose Sanches për mesfushën

Image result for tolisso
Reparti i mesfushës është ai ku duket se drejtuesit bardhezinj do të pëqendrohen më shumë. Në fakt, klubi ka vendosur t’i dhurojë trajnerit një tjetër mesfushorë cilësor pas blerjes së Miralem Pjanic verën e kaluar. Në krye të listës së dëshirave të bardhezinjve është Tolisso i Lyon, i cili duket se është një hap larg veshjes së fanellës bardhezi, me klubin francez që duhet të përfitojë 35/40 milionë euro. Një blerje kjo që është lënë për t’u realizuar pas finales së Kardifit, por që do të garantonte një zgjidhje taktike të rëndësishme duke parë se 22-vjeçari mund të mbulojë disa role në repartin e avancuar. Përveç francezit, janë edhe dy emra të tjerë që stimulojnë fantazinë e tifozëve. Bëhet fjalë për Rafinha-n e Barcelona-s dhe Renato Sanches të Bayern Munich. Nëse për të parin do të duheshin 25 milionë euro, sipas shtypit spanjoll, për të mposhtur konkurrencën e “big”-ëve të Premier League, për të dytin do të mjaftonte diçka më pak. Marrëdhëniet e mira mes dy klubeve dhe sezoni jo i mirë i portugezit mund të ndihmojnë në realizimin e këtij operacioni.

 

Ëndrra quhet Douglas Costa

Image result for douglas costa
Moduli që ka sjellë kthesën për Juventus-in e Allegri-t janarin e kaluar ka qenë 4-2-3-1. Megjithatë, në këtë mekanizëm pothuajse perfekt mungon një sulmues krahu i pastër që, në të majtë ose të djathtë, të jetë në gjendje t’i japë pak frymëmarrje, në pritje të rikuperimit të plotë të Pjaca-s, Cuadrado-s dhe Mandzukic-it. Këtë rol mund ta bëjë Dogulas Costa i Bayern, i cili, falë shpejtësisë dhe goditjes së fuqishme, përfaqëson profilin ideal për një Juventus-in e së ardhmes. Një operacion i vështirë që mund të zhbllokohet nëse bavarezët do të marrin të riun Brandt nga Leverkusen, me brazilianin që do të transferohej në Torino për 35/40 milionë euro.

 

Schick ose Keita për sulmin e dytë të “Zonjës”

Image result for balde keita
Përpara, merkato nuk ofron goditje të tjera si Higuain, por vetëm ndonjë përforcim për të ardhmen. Kështu, mes Mbappe (i paarritshëm) dhe Bernardeschi-t, emrat e rinj (ose pothuajse) për sulmin janë Schik i Sampdoria-s dhe Keita i Lazio-s. Sulmues cilësorë dhe të talentuar, të cilët kanë çmime të pranueshme (25 milionë për Schik, 30 për Keita) dhe që, ashtu si Dybala në vitin e parë në Torino, garantojnë alternativa shumë të vlefshme në stol. Dy goditje, ose një, të mundshme që mund të kthehen në bazën e kursit të ri juventin.

 

[interaction id=”5919e7446e87377457e382be”]

Më shumë nga Seria A