Futboll

Juventus, Allegri bën tifo për Inter dhe i frikësohet Real-it

Praktikisht mbrëmjen e të dielës në shtëpinë e Juventus, të gjithë do të bëjnë tifo për Inter. Trajneri bardhezi, Massimiliano Allegri, pas fitores së Juventus ndaj Udinese, foli për ‘Premium Calcio’ edhe në lidhje me supersfidën më të rëndësishme të kësaj jave në Seria A, ku do të ndeshen Inter dhe Napoli. Ky i fundit është rivali direkt i bardhezinjve për kreun e klasifikimit, që pas shumë kohësh është rimarrë sërish nga Juventus. Bardhezinjtë tashmë kryesojnë, qoftë edhe provizorisht, duke patur gjithashtu një ndeshje më shumë në dispozicion se Napoli.

Imazh i ngjashëm

“A preferoj të luaj përpara apo pas Napolit? Më pëlqeu të luanim në orën 15:00, kështu që mbrëmjen e sotme mund të darkoj qetësisht. Do të shoh ndeshjen dhe shpresoj që Napoli të mos marrë rezultat pozitiv, më duket normale, duke qenë se është në luftë me ne. Një short me Real Madrid, për revanshin ndaj Cardiff? Absolutisht jo, është kandidati numër një për të rifituar Champions League. Janë të vetmit që mund ta administrojnë këtë kompeticion”, deklaroi Allegri.

Më shumë nga Futboll