Merkato

Juventus arrin marrëveshjen me sulmuesin e Arsenal

Juventus raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Arsenal për 2 mln euro për lojtarin e U-20, Stephy Mavididi.

Sipas Sportitalia dhe Sky Sport Italia, ai i është nënshtruar vizitave mjekësore tashmë në Torino.

Mavididi vetëm së fundmi ka mbushur 20 vjeç dhe do të luajë me ekipin B të Juventus, që do të thotë se do të aktivizohet në kategorinë e tretë italiane.

Ai kaloi sezonin e kaluar i huazuar te Charlton Athletic dhe ka shënuar tre gola në tre ndeshje me U-20 të Anglisë.

Më shumë nga Merkato