La Liga

Juventus dhe Barcelona sfidohen për katër yje

Juventus dhe Barcelona do të jenë shumë të zëna në hapjen e merkatos verore. Sipas “Tuttosport”, dy gjigantët e Europës do të “ndeshen” për katër yje ndërkombëtarë.

Gazeta torineze deklaron se bardhezinjtë dhe katalanasit janë të interesuara për Matthijs de Light, Frenkie de Jong, Adrien Rabiot dhe Paul Pogba.

De Light dhe de Jong luajnë të dy me Ajax, ndërkohë që thuhet se dyshja franceze ka kërkuar largimin, përkatësisht nga PSG dhe Man Utd.

Kontrata e Rabiot përfundon në fund të sezonit dhe për të interesohet edhe Liverpool. Nga ana tjetër, Pogba ka një kontratë afatgjatë me Manchester United, por burime të ndryshme thonë se francezi do të largohet nga “Old Trafford” për shkak të marrëdhënies së tij të keqe me Jose Mourinho.

Gjithsesi, sipas menaxherit të lojtarit, Mino Raiola, “Djajtë e Kuq” nuk janë të gatshëm ta shesin ish-yllin e Juventusit për çfarëdo lloj çmimi.

Më shumë nga La Liga