Futboll

Juventus dhe Milan sfidohen për mesfushorin e Arsenal…

Juventus dhe Milan sfidohen për mesfushorin e Arsenal…

Nuk është vetëm Emre Can. Mes futbollistëve me parametër zero, të cilët do të jenë të lirë nga çdo lidhje kontraktuale në muajin qershor, ka edhe emra të tjerë, sidomos në Premier League. Në këtë mënyrë, Juventus po ndjek me kujdes Jack Wilshere të Arsenal. Numri 10 i pëlqen edhe skuadrës së Milan. Cilësia e tij nuk diskutohet për 26-vjeçari ka qenë i mbuluar nga një “mal” me dëmtime dhe vetëm prej tre muajsh është kthyer titullar te skuadra e Arsene Wenger, që duket se ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me lojtarin që ka debutuar në moshën 16-vjeçare në “Emirates Stadium”.

Image result for jack wilshere

Wilshere, që dikur ka qenë “ylli” i futbollit britanik, ka treguar së fundmi se mund të luajë ende në nivele të larta dhe dy nga ekipet kryesore të Serie A kanë nisur të interesohen për të. Juventus do të synojë ta marrë nëse Emre Can nuk shkon në Torino, ndërsa gjithashtu Mirabelli ka pranuar se Milan po ndjek disa futbollistë që nuk do të kenë kontratë në qershor dhe blerja e portierit të Napoli, Pepe Reina është shembulli për këtë. Wilshere mund të luajë para mbrojtjes, ose si organizator i avancuar pas dy sulmuesve. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pjesë e Anglisë në kampionatin e ardhshëm botëror që do të zhvillohet në Rusi.

Më shumë nga Futboll