Champions League

“Juventus e meriton trofeun e Champions League”

Douglas Costa insiston se Juventus e meriton trofeun e Champions League duke shtuar se për të do të ishte një ëndërr e bërë realitet.

Bardhezinjtë nuk e kanë fituar trofeun që në 1996, dhe kanë humbur pesë finale që nga ajo kohë, duke përfshirë dy në tre vitet e fundit.

“Askush nuk do të humbasë finale,” pranon braziliani për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Juventus e meriton të fitojë Champions League. Prandaj do të bëjmë çmos dhe do të luftojmë deri në fund.

Related image

“Jemi në Champions League dhe duam ta fitojmë. Do të ishte një ëndërr e bërë realitet, një ëndërr që e kam pasur që në fillimet e karrierës sime.”

Juventus do të luajë ndeshjen e parë të 1/8 ndaj Tottenham sot në darkë.

“Tottenham ka shumë kualitet, do të jetë një sfidë e bukur. Ata po luajnë shumë mirë në Premier League dhe në Champions League.

Image result for douglas costa juventus

“Do të jetë një përballje titanësh.

“Duhet të fokusohemi te këshillat e Allegri-t, duhet të mbrojmë mirë dhe të kundërsulmojmë po mirë. Ky është shpirti ynë, këtë lojë kemi kohë që po bëjmë.

“Është një ndeshje 180 minuta dhe duhet të përqendrohemi që të mos pësojmë gol. Është e rëndësishme të fitojmë ndeshjen e parë që të shkojmë në Londër me një rezultat të mirë. Ndeshja e kthimit do të jetë në Wembley.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League