Futboll

Juventus është “mbretëresha” e blerjeve “gratis”!

Juventus është “mbretëresha” e blerjeve “gratis”!

Marrëveshja me Emre Can, i cili do të vishet bardhezi në verën e ardhshme, me një kontratë 4-vjeçare me 5 milionë euro në sezon, mund të bëhet goditja e radhës me kosto zero që kanë karakterizuar Juventus në vitet e fundit nën drejtimin e Andrea Agnelli si president dhe Beppe  Marotta si drejtor. Ai nuk është rasti i parë i suksesit të “Zonjës së Vjetër” në këtë strategji. Gjithçka nisi në vitin 2011 kur u morr Andrea Barzagli nga Wolfsburg për vetëm 300 mijë euro. Më pas erdhën Pirlo, Pogba, Khedira, Llorente. Në total janë 11 futbollistët që Juventus ka marrë gratis, një formacion i plotë…

Formacioni i blerjeve me kosto zero nga Juventus: Neto – Dani Alves, Barzagli, Lucio – Pirlo, Khedira, Pogba, Emre Can, Coman – Toni, Llorente

Ta nisim nga porta: Norberto Neto erdhi në qershor  2015 nga Fiorentina. Ai u bë portieri i dytë i Juventus, derisa në këtë verë u shit për te Valencia. Formacioni i parametrave zero është 3-4-1-2. Dani Alvesh erdhi falas nga Barcelona, duke firmosur një kontratë dy vjeçare me 3.5 milionë euro në sezon. Fillimi nuk ishte shumë i mirë për brazilianin, por pjesa e dytë e sezonit ishte e shkëlqyer. Në verë ai zgjodhi të largohet. Në fillim tha se do të shkonte te Manchester City, por përfundoi në Paris. Përpara Neto dhe Alves, një tjetër brazilian, Lucio u mor me parametër zero në vitin 2012. Nën drejtimin e Conte, ai luajti vetëm katër ndeshje si pasojë e një problemi në kavilje.

Rezultate imazhesh për pirlo and pogba

Pa parà erdhi edhe Andrea Pirlo nga Milan. Nga viti 2011 deri në vitin 2015 mesfushori shkëlqeu me bardhezinjtë dhe u largua si hero për në SHBA. Mjeshtor ishte afrimi i tij, sikurse ai i Sami Khedira, që Real Madrid e lejoi të largohet me parametër zero, por që tani është bërë një nga futbollistët më të mirë të Serie A. Pastaj, qershia mbi tortë, Paul Pogba. Francezi erdhi te Juventus në verën e vitit 2012 pasi nuk rinovoi kontratën me Manchester United, për t’u shitur te “djajtë“ për 105 milionë euro, katër vjet më vonë. Goditje e rëndësishme ka qenë edhe Coman, i ardhur gratis nga PSG dhe i shitur te Bayern Munich për 28 milionë euro.

Rezultate imazhesh për khedira

Luca Toni, në karrierën e tij të gjatë ka qenë pjesë e Juventus në janar 2011. Me Delneri si trajner u dëmtuan Quagliarella dhe Iaquinta, kësisoj nga Genoa erdhi qendërsulmuesi kampion bote. Ai luajti 15 ndeshje dhe shënoi 2 gola me “Zonjën e Vjetër”. Në janar 2013, Fernando Llorente ishte një tjetër afrim I goditur, pa pagesë! Spanjolli kërkoi largimin nga Bilbao dhe te Juventus luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e dy kampionateve. Një tjetër goditje në merkato që la shenjë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll