Futboll

Juventus fiton garën me Chelsea-n & Man Utd për “Baggio-n e ri”

E ardhmja e sulmuesit të krahut Federico Bernardeschi duket se do të jetë te Juventus-i. Gazetari i “Calciomercato.com”, Nicola Balice, shkruan se bardhezinjtë janë në pole-position për të nënshkruar me 23-vjeçarin, i cili aktualisht është thirrur nga kombëtarja italiane U-21 në turneun e Polonisë. Lojtari i quajtur “New Baggio” ka tërhequr interesin e Premier League me kampionët e Chelsea dhe Manchester United që kanë kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e lojtarit. Fiorentina dëshiron që Bernardeschi të nënshkruajë një marrëveshje të re me vjollcët, por bisedime me sa duket kanë ngecur, një lëvizje në merkaton e verës duket gjithnjë e më shumë e mundshëm.

Image result for bernardeschi italy U 21

Raportet e fundit sugjerojnë se bardhezinjtë do të ofrojnë 40 milionë euro për sulmuesin e krahut dhe megjithëse ata presin që kjo të refuzohet nga punëdhënësit e tij të tanishëm. Shefat e klubeve duan të bëjnë të ditur se interesi i tyre për lojtarin është konkret dhe se ata do të avancojnë për të nënshkruar me lojtarin përpara se të mbarojë vera. Bernardeschi luajti një rol kryesor në ndeshjen e parë në fitoren 2-0 kundër Danimarkës në Krakov të dielën në mbrëmje dhe e ardhmja e tij në klub duket sikur ka mbetur në gadishull. 23-vjeçari ka shënuar 11 gola në 32 ndeshje në Serie A në sezonin e fundit si dhe 2 gola në 8 ndeshje në Europa League.

Më shumë nga Futboll