Connect with us

Champions League

Juventus fiton më shumse se Real, Bayern, Barça dhe Atletico

Në pritje të shortit për 1/8-at e Champions League, që do të hidhet të hënën, Juventus po shijon jo vetëm faktin se e ka mbyllur grupin në vendin e parë, por edhe kryesimin në renditjen e të ardhurave të arkëtuara në kompeticionet europiane (Champions plus Europa League). Klubi bardhezi, në pesë vitet e fundit, ka fituar 281 milionë euro, fryt i rezultateve të marra në fushën e lojës dhe i të drejtave televizive. Asnjë nuk ka qenë në nivelin e “Zonjës”: 4 më shumë se Real Madrid (dy Champions të fituar, tri gjysmëfinale), 25 më shumë se Bayern (një Champions, një finale, tri gjysmëfinale), 28 më shumë se Chelsea (një Champions, një gjysmëfinale, një Europa League) dhe 104 më shumë se Atletico Madrid (një Europa League, dy finale të Championsit).

Në pritje të shortit për 1/8-at e Champions League, që do të hidhet të hënën, Juventus po shijon jo vetëm faktin se e ka mbyllur grupin në vendin e parë, por edhe kryesimin në renditjen e të ardhurave të arkëtuara në kompeticionet europiane (Champions plus Europa League). Klubi bardhezi, në pesë vitet e fundit, ka fituar 281 milionë euro, fryt i rezultateve të marra në fushën e lojës dhe i të drejtave televizive. Asnjë nuk ka qenë në nivelin e “Zonjës”: 4 më shumë se Real Madrid (dy Champions të fituar, tri gjysmëfinale), 25 më shumë se Bayern (një Champions, një finale, tri gjysmëfinale), 28 më shumë se Chelsea (një Champions, një gjysmëfinale, një Europa League) 35 më shumë se Barcelona (një Champions, dy gjysmëfinale) dhe 104 më shumë se Atletico Madrid (një Europa League, dy finale të Championsit).

https://www.youtube.com/watch?v=Wk8m4U83F0M

Për të zbuluar ekipin tjetër italian që është pjesë e kësaj liste duhet zbritur në vendin e 13-të ku ndodhet Milan me 128,8 milionë euro (pavarësisht se ka marrë pjesë vetëm 3 herë në kompeticionet europiane në 5 vitet e fundit), Roma është e 15-ta (115,7 milionë, dy pjesëmarrje dhe një paly off në Europa League), Napoli i 19-ti (99,6 milionë, mes Champions dhe Europa League) dhe Lazio e 35-ta (50,8 milionë, katër pjesëmarrje në Europa League, një play off në Champions). Në fund, Juventus falënderon klubet e tjerë italianë që nuk kanë arritur të kualifikohen në Champions ose të kalojnë fazën me grupe gjatë këtyre viteve, duke i dhuruar bardhezinjve disa qindra milionë euro.

 

Më shumë nga Champions League