Connect with us

Futboll

Juventus “fut duart” te Donnarumma, ja shifrat

Jo, vetëm atë jo! … Dhe vetëm atje jo!

Tifozët e Milan-it duket se në verë do të vuajnë shitjen më të dhimbshme, atë të portierit Gianluigi Donnarumma. Lajm i bujshëm për një futbolldashës të zakonshëm, por për kuqezinjtë është një divorc me pasoja fatale. Gazeta italiane “La Repubblica” shkruan se Juventus “ka futur duart” te 18-vjeçari, i cili konsiderohet pasardhësi i veteranit Gianluigi Buffon në kombëtaren italiane dhe gjithashtu edhe te “Zonja e vjetër”. Marrëveshja klub-lojtar është arritur dhe transferimi pritet të kryhet në korrik.

Milan është i bindur se mund ta bindë “xhevahirin” e vet të rinovojë, por oferta e Juventus-it është shumë e lartë. Bardhezinjtë do të ofrojnë 40 milionë euro për transferimin, ndërsa Donnarumma do të përfitojë një kontratë 4-vjeçare dhe do të paguhet 5 milionë euro në vit. Së fundmi është raportuar se agjenti i futbollistit, Mino Raiola, do të ishte i gatshëm ta mbante klientin e tij në Milano deri në vitin 2018, për ta transferuar me kosto zero te një klub i madh si Real Madrid, por në fund vendos vetë Donnarumma.

 

 

 

Më shumë nga Futboll