Champions League

Juventus, Higuain rrezikon skualifikimin në Champions

Një ndeshje e shëmtuar, një episod i pafalshëm. Gonzalo Higuain e ka mbyllur mbrëmjen në “Camp Nou” me një gjest të shëmtuar. Pasi është zëvendësuar në minutën e 87-të nga i riu Cagliara, “El Pipita” i është përgjigjur lumit të vërshëllimave të tifozëve të Barcelona-s duke i treguar atyre gishtin e mesit. Një veprim i papranueshëm për një lojtar të nivelit të tij, që për herën e 12 në karrierën e tij nuk ka arritur të shënojë në fushën e katalanasve de që ka dështuar përsëri në një ndeshje të rëndësishme të Champions League.

Juventus, që kërkon të kthehet të ngrejë në qiell një kupë që ka qenë e mallkuar në vitet e fundit, ka nevojë për golat e argjentinasit, veçanërisht në sfidat si ajo e “Ca“mp Nou”. Higuain ka reallizuar 5 gola në 12 ndeshje të luajtura vitin e kaluar në Champions, një kundër Lyon, dy ndaj Dinamos së Zagrebit dhe dy ndaj Monaco dhe zero në finalen e Kardifit. Këtë vit Juventus uron që gjërat të ndryshojnë, por ndeshja e parë europiane ka qenë negative. Ai ka dështuar dhe tani rrezikon skualifikimin.

Precedentet nuk janë në favor të argjentinasit. Roberto Mancini është skualifkuar për një ndeshje në Serie A pasi i tregoi gishtin e mesit tifozëve të Milan. E njëjta gjë ka ndodhur me Luis Suarez në kohën e Livepool, kur ai u skualifikua për një ndeshje pasi i tregoi gishtin e mesit tifozëve të Fulham. Arbitri Busacca, në Zvicër, u skualifikua për tri ndeshje pasi bëri të njëjtin gjest ndaj tifozëve të Baden, fajtorë për kore të shumta fyese kundrejt tij. Frimpong, mesfushor ganez i UFA, në Rusi, është skualifikuar për tri ndeshje pasi i tregoi gishtin tifozëve për kore raciste. Ndërsa kanë shkuar më mirë gjërat për Carlo Ancelotti, i cili është falur nga komisioni gjerman i disiplinës pasi i tregoi gishtin e mesit tifozëve të Hertha Berlin. Vendimi përfundimtar do t’i takojë UEFA-s.

Më shumë nga Champions League