• Juventus, ideja e re quhet Emre Can

    Publikuar: 11 Jan 8:14

    Mesfushori i fundit që përflitet për një lëvizje te Juventus është lojtari i përfaqësueses gjermane Emre Can. Duhet shumë mirë tashmë se Bardhezinjtë janë duke u munduar të riorganizojnë mesin e fushës, si tani në merkaton e janarit ashtu edhe gjatë verës së ardhshme. Sipas gezetës torineze La Stampa, Juve i ka vënë syrin Emre Can. Talenti 22 vjeçar i Liverpool mund të luajë në mesin e fushës por gjithashtu edhe si qendërmbrojtës nëse i duhet ekipit.

    Image result for emre can

    Kontrata e tij në “Anfield” përfundon në qershor të 2018-ës dhe akoma nuk është gjetur akordi për një rinovim kështu që gjermani mund të largohet gjatë verës nëse Liverpool-it i paraqitet një ofertë bindëse. Ai ka kryer shtatë paraqitje me përfaqësuesen gjermane dhe Bayer Leverkusn e shiti te Liverpool për 12 milionë euro në korrik të 2014. Nëse Can do të zgjidhte të largohej nga Liverpool për të luajtur në Seria A, ai do të bashkohej me shokun e ekipit te Gjermania Sami Khedira.


    Lexo postimet e tjera