Connect with us

Futboll

Juve kualifikohet gjatë “festivalit të golave”!

Juventus është kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi ka fituar 3-2 ndaj Atalantës në “Juventus Stadium”. Bardhezinjtë, skuadra fituese e edicionit të kaluar të kësaj veprimtarie, e nisën me këmbën e duhur me dy gola në 45 minutat e para. Paulo Dybala realizoi golin e parë për vendasit, me një goditje të fortë nga jashtë zone, që nuk i dha mundësi reagimi portierit Sorrientino. Kur u mbush gjysmë ore lojë, Dybala i dha një pasim “të artë” sulmuesit, Mario Mandzukic dhe ky i fundit tundi rrjetën me një goditje të saktë.


All Goals & highlights – Juventus 3-2 Atalanta… by Live1Goals

Atalanta u fut në lojë me golin e shënuar nga Konko, me një goditje spektakolare nga hyrja e zonës, por vetëm pak minuta më vonë vendasit gjetën golin e tretë me 11-metërshin e fituar nga Litcheniner dhe të kthyer në gol nga Pjanic. Gjithsesi, tetë minuta para fundit miqtë shënuan sërish me Lache Latte, por sfida u mbyll 3-2, pavarësisht se ekipi i Gasperini tentoni “mrekullinë” deri në fund. Në çerekfinale, Juventus do të përballet me fituesin e ndeshjes që do të luhet të enjten në mbrëmje mes Milan dhe Torino. Në ndeshjen tjetër të luajtur sot për Kupën e Italisë, Fiorentina fitoi 1-0 ndaj Chievo me një gol të shënuar me penallti në minutën e fundit. Në çerekfinale, Fiorentina do të vihet përballë Napolit.

Më shumë nga Futboll