Futboll

Juventus merkato te Milani, synon t’i marrë mbrojtësin më të mirë

Leonardo Bonucci la Juventusin për të luajtur me Milanin, por verën e ardhshme mund të ndodhë një tjetër shkëmbim mes dy skuadrave, por në sens të kundërt. Mediat italiane (Tuttosport) konfirmojnë se në rast se Milani nuk arrin të kualifikohet në Champions League, mbrojtësi Alessio Romagnoli do të lërë kuqezinjtë për të luajtur me Juventusin. Pa një vend në Champions sezonin tjetër, për klubin kuqezi do të jetë e vështirë të mbajë yjet si Donnarumma, Romagnoli e Suso, që janë gati të provojnë fatin në ekipe të tjera.

Mbrojtësi Alessio Romagnoli, 22 vjeç

Transferimi i mbrojtësit 22-vjeçar do t’i kushtojë bardhezinjve 35 milionë euro, pra 10 milionë me shumë nga sa Milan ka paguar për ta marrë dy vite më parë nga Sampdoria. Një shifër e konsiderueshme, duke qenë se kontrata e Romagnoli me Milan skadon në vitin 2020, një lojtar i ri dhe i perspektivës, që do ta forconte ndjeshëm repartin mbrojtës së Juventus. Romagnoli, së bashku me Rugani dhe Caldara pritet të jenë treshja e re mbropjtëse e skuadrës bardhezi, me BBC që pritet t’i lërë vendin RRC-së së të ardhmes.

Më shumë nga Futboll