Futboll

“Juventus? Më mirë se Real Madrid për Monaco”

Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës ka zbuluar kundërshtarët për gjymëfinalen e Ligës së Kampioneve, Real Madrid-Atletico Madrid dhe Monaco-Juventus. Ndërkohë kanë nisur reagimet e para lidhur me verdiktin e goglave. Trajneri i Nice-s, Lucien Favre vlerëson se skuadra piemonteze është një kundërshtar më pak i rrezikshëm se Real Madrid.

“Është super! Është një short i mirë. AS Monaco ka një shans, në çdo rast është më mirë se t’iu binte Real Madrid-i. Juventus është një 4-4-2 shumë solid, është shumë i fortë në prapavijë dhe efikas në sulm, por Monaco ka një shans. Nuk e di, për mua Juve është pak a shumë si Atletico dhe më mirë se Real-i. Ndeshja e kthimit do të jetë në transfertë gjë që e vështirëson sfidën, por Monaco mund t’ia dalë”, u shpreh trajneri i Nice.

 

Më shumë nga Futboll