Connect with us

Seria A

Juventus në kaos, pas Bonucci-t vijnë dy largime të tjera dhe një lamtumirë e bujshme

E përditshmja italiane “Il Fatto Quotidiano” ka lëshuar një “bombë” në lidhje me të ardhmen e Juventus-it. Lamtumira e Leonardo Bonucci ka lënë shenjë në ambientin bardhezi, humbja në finalen e Champions League akoma më shumë, dhe pasojat mund të jenë të rënda. Përveç Cuadrado dhe Alex Sandro, lojtarë që mund të shiten gjithashtu, edhe Fabio Paratici, drejtori sportiv i klubit bardhezi, i kërkuar me ngulm nga Beppe Marotta në 2009-ën, po mendon të provojë një eksperiencë të re.

Një lajm i bujshëm ky, veçanërisht nëse konkretizohet, duke parë se Paratici është një nga pikat e referimit të stafit drejtues të kampionëve të Italisë dhe largimi i tij do të krijonte më shumë kaos brenda ekipit. Në fakt, nuk duhet të harrohet se shtatorin e ardhshëm mund të vijë edhe skualifikimi i presidentit Andrea Agnelli, i cili është nën hetim nga drejtësia sportive për shkak të marrëdhënieve me disa prej tifozëve ultras, të cilët kishin lidhje me “Ndrangheta”, organizatë mafioze e vendosur në qendër të Kalabrisë.

Më shumë nga Seria A