Champions League

Juventus parakalon Real-in në renditjen e UEFA-s 2016/17

Takimi i fundit do të zhvillohet 3 qershorin e ardhshëm në Kardif, kur Juventus do të përballet me Real Madrid në finalen e Champions League. Por skuadra e Allegri-t ka marrë fitoren e parë pas zhvillimit të gjysmëfinaleve. “Zonja”, në fakt, ka marrë vendin e parë në renditjen e këtij sezonit të UEFA-s. Kështu, bardhezinjtë kanë kaluar finalisten tjetër, Real Madrid, që ka rënë në vendin e dytë pas humbjes së pësuar në ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madrid.

Juventus janë ngjitur përkohësisht në krye pas golave të Mandzukic dhe Dani Alves, por kanë arritur ta mbrojnë këtë pozicion pas rezultatit që ka dalë nga ndeshja e zhvilluar në “Vicente Caledron” të mërkurën në mbrëmje. Juventus, skuadra e vetme italiane mes 15 të parave në sezonin 2016/17, ka fituar pikë të çmuara edhe në renditjen e përgjithshme, por duke mos lëvizur nga vendi i pestë.

Më shumë nga Champions League