Futboll

Juventus pranon interesimin për dy mesfushorët e Gjermanisë

Juventus pranon interesimin për dy mesfushorët e Gjermanisë

Juventus do të synojë të marrë Emre Can dhe Leon Goretzka, gjatë merkato së verës, ka zbuluar shefi ekzekutiv i klubit bardhezi, Giuseppe Marotta. Me kontratat e tyre që janë në muajt e fundit me klubet përkatëse, Can dhe Goretzka mund të largohen nga Liverpool dhe Schalke, me parametër zero, gjatë merkato së verës. “Ata do të jenë të lirë në verë dhe ne jemi të interesuar t’i marrim, por i përket Can dhe Goretzka të vendosin se ku do të vazhdojnë karrierën e tyre. Aktualisht, që të dy, janë në monitorimin tonë,” – tha Marotta, shefi i merkato për kampionët e Italisë.

Emre Can dhe Leon Goretzka do të jenë të lirë nga çdo lidhje kontraktuale, duke nisur nga 1 korrik 2018. i pari ka një vlerë 22 mln euro, ndërsa i dyti, 23 mln

I rritur te Akademia e Bayern Munich, Can luajti në Bundesligë për një sezon me Bayer Leverkusen, përpara se të bashkohej me Liverpool në korrik 2014. 23-vjeçari luan rregullisht në formacionin e Jurgen Klopp, por nuk ka gjetur termat e duhur financiar për të rinovuar në “Anfield Road”. Ndërkohë, Goretzka, i cili do të mbushë 23 vjeç në shkurt, është bërë idhulli i tifozëve të Schalke, që kur u ble nga Bochum, katër vjet më parë, kur ishte adoleshent. Ata vazhdimisht i kanë kërkuar klubit rinovimin me lojtarin që ka të ngjarë të jetë pjesë e Gjermanisë në Botërorin 2018.

Më shumë nga Futboll