Seria A

Juventus rozë, Milan blu dhe ai Inter…

Fanella është gëzimi dhe hidhërimi i tifozëve. Simboli i skuadrës, ajo që (në teori) mban djersën e futbollistëve. Por që, në disa raste, të vret sytë. Madje, edhe ata që duhet ta pëlqejnë pavarësisht nga pamja që mund të ketë, nuk ia dalin dot.

Napoli me kamuflazh

maglia-mimetica-napoli
E tillë ka qenë edhe uniforma “ushtarake” e Napoli-t, e cila ka krijuar shumë debate dhe shumë paqartësi. Një ngjyrë jeshile kamuflazhi, që nuk ishte parë kurrë në historinë e klubit dhe që nuk u përdor më pas sezonit 2013/14.

Inter jeshil dhe i kaltër

process-2
Fanellat e krijuara për kupat e Europës janë shpesh të pakuptimta. Kjo konfirmohet nga uniforma e përdorur nga Inter në sezonin 1996/97, në disa ndeshje të ish-Kupës UEFA. Zgjedhja e ngjyrave jeshile dhe të kaltër ka qenë e palogjikshme dhe nuk ka qenë me fat. Edhe pse zikaltrit nuk e kanë veshur në finalen e dyfishtë kundër Schalke, ata e kanë humbur trofeun në aktin e fundit.

Roma jeshile

totti1
Herë pas here, Roma ka zgjedhur ngjyrën jeshile për fanellën e tretë. Një zgjedhje e pakuptueshme, që ka krijuar gjithmonë diskutime. E para ka qenë në vitet ’90-të, ndërsa dy të tjerat kanë ardhur në mesin e viteve 2000. Ajo e sezonit 2004/05, më shumë se një uniformë futbolli, dukej si pjesa e sipërme e një kompleti pizhamesh.

Trekëndëshat e Napoli-t

process-1
A mund të bëhet më keq se uniforma ushtarake? E vështirë, por Napoli e ka arritur një gjë të tillë në të kaluarën. Ka qenë viti 1993 dhe, për arsye që akoma nuk dihen, marka e veshjeve sportive Lotto vendosi të përdorte trekëndëshat në uniformat e Napoli-t. Ato janë përfshirë edhe në fanellën e parë, por në fanellën e dytë, me ngjyrë blu të errët, kishin një efekt hipnotizues dhe të bezdisshëm.

Zonja me rozë

48768.20120514130532
Roza është ngjyra historike e Juventus dhe pak lojtarë kanë shkruar historinë e këtij klubi si Alessandro Del Piero. Por mbyllja e karrierës së ish-kapitenit me fanellën tronditëse të sezonit 2011/12 është dukur një zgjedhje shumë e diskutueshme. Ajo fanellë kishte një ngjyrë rozë të ndezur, që përkeqësohej nga ylli i zi. Juventus e ka përsëritur eksperimentin në sezonin pasardhës, por më pas e ka transferuar rozën te fanella e tretë, me tonalitet më të buta.

Milan blu

16144500-963266957143806-867069923-n
Si të festosh në mënyrën e duhur marrjen e një Topi të Artë të së kaluarës (Baggio) dhe një të së ardhmes (Weah)? E thjeshtë, me një nga fanellat më të shëmtuara të historisë së Milan. një uniformë blu, që ka kthyer një ngjyrë të përdorur vetëm në vitet ’50-të. dhe ndoshta kishte një arsye pse kishte kaluar gjysmë shekulli pa u përdorur. Por as një fanellë kaq e shëmtuar nuk ka mundur të ndale të skuadër të Capello-s, i cili ka fituar titullin e katërt në drejtim të Milan. Gjithsesi, një fanellë e tillë nuk do të shihet më në fushën e lojës.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A