Champions League

Juventus sapo e mori, Allegri do ta përjashtojë nga lista Champions

Dihet nga të gjithë se Juventus ka organikën më të fortë të Serisë A. Por edhe atë më të bollshmen. Ky mund të jetë një problem kur të vijë koha për të bërë listën e UEFA-s për sezonin e ardhshëm të Champions League. Siç ka bërë të ditur “Tuttosport”, Massimiliano Allegri, do të duhet të bëjë disa shkurtime të rëndësishme.

Mes kandidatëve kryesorë janë mesfushori Sturaro dhe sulmuesi Pjaca, që duhet të largohen nga Torino në merkaton e verës. Por nuk mjafton. Mund të mbetet jashtë, të paktën për fazën me grupe, edhe mbrojtësi i krahut Leonardo Spinazzola, i cili sapo është kthyer tek Juventus pas dy viteve të kaluar tek Atalanta me formulën e huazimit. Gjithsesi, aktualisht ai po rikuperon nga një dëmtim dhe pritet të kthehet në fushë vetëm në tetor.

Më shumë nga Champions League