Futboll

Juventus shënjestron Bellerin, objektivi kryesor për merkaton e janarit

Beppe Marotta po punon për merkaton e janarit dhe drejtuesit e Juventusit po mendojnë të sjellin në Torino mbrojtësin spanjoll të Arsenal, Hector Bellerin. Jo vetëm kaq, por bardhezinjtë kërkojnë të blindojnë krahët me dy spanjollë, pasi përveç Bellerin në shënjestër është edhe Jose Gaya, të dy lojtarë të kombëtares U-21 të Spanjës. Por për t’i marrë të dy vështirësitë janë të mëdha, ndaj Juventusi po punon për të kryer në janar të paktën njërën nga blerjet.

Bellerin është një nga pikat e forta të Arsenalit dhe vështirë se trajneri Arsene Wenger do të heqë dorë nga lojtari edhe pse nga bardhezinjtë konsiderohet si një blerje “big”. Nëse “topçinjtë” do ta nxjerrin në merkato, Juventus është gati të sakrifikojë paratë për të marë mbrojtësin, ndërkohë që alternativat janë Meunier (PSG) dhe Vrsaljko (Atletico Madrid).


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll