Kampionatet në Europë

Juventusi e konfirmon: De Sciglio nuk ka dëmtim serioz!

Është një kohë shumë e keqe për Juventusin. Massimiliano Allegri në javët e fundit ka dashur të merret me lëndimet e elementëve kyç, si Chiellini, Mandzukic, Khedira dhe Marchisio, të cilat në mënyrë të konsiderueshme kanë reduktuar zgjedhjet e tij. Mattia De Sciglio është shtuar tani tek lojtarët e përmendur më lart. Pasi e la përgjysmë sfidën e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve në fushën e Barcelonës, i mbërrituri këtë verë nga Milano, iu nënshtrua testeve mjekësore të nevojshme. Kjo ndodhi të mërkurën.

Për të zbuluar se në çfarë situate është lojtari në fjalë ka menduar Juventusi, që përmes një raporti të publikuar bën me dije në faqen e vet zyrtare: “Sot, Mattia De Sciglio iu nënshtrua testeve mjekësore në “Jmedical”, të cilët kanë përjashtuar praninë e lezioneve të rënda në zonën e traumatizuar. Megjithatë, duke pasur parasysh shkurtësinë e kohës së kaluar në dëmtim, përveç monitorimit të përditshëm klinik, do të nevojiten kontrolle shtesë mjekësore në ditët në vijim.” Eshtë përjashtuar pra dëmtimi serioz në kyçin e këmbës, por duhet të presim disa ditë për të ditur kohën e saktë të shërimit.

Më shumë nga Kampionatet në Europë