Seria A

Juventusi, ja goditjet me kosto zero të Marottës: këtu është “top 11”

Nga viti 2010 deri në ditët e sotme, ka shumë blerje, që kanë përfunduar te bardhezinjtë e Juventusit me kosto zero dhe pothuajse të gjitha kanë rezultuar një biznes i madh për klubin e njohur torinez. Emre Can mund të jetë i fundit i goditjeve me kosto zero të Marottës. Me to mund të formohet një “top-formacion”, ndërsa emrat janë si më poshtë.

1. Arriti te Juventusi në vitin 2015 nga Fiorentina. Neto u rishit këtë verë në Valencia për 7 milionë euro.

2. Në të vërtetë nuk erdhi me parametër zero (kushtoi 300 mijë euro), por Barzagli ka qenë një nga marrëveshjet më të mëdha të viteve të fundit të bardhezinjve. Ai arriti në vitin 2011 nga Wolfsburg.

3. Braziliani mbërriti në verën e vitit 2012 te “Zonja e Vjetër”. Lucio ishte një nga pak goditjet jofitimprurëse, me zero pikë, nga Marotta.

4. Dani Alves, i cili arriti në verën e vitit 2016 nga Barcelona, ​​mbeti vetëm një sezon te Juventusi, por ishte vendimtar në shkuarjen deri në finale të Ligës së Kampionëve.

5. Andrea Pirlo ishte goditja më e madhe e Marotta. Ai përjetoi një rini të dytë te Juventusi dhe ndihmoi në fitimin e disa titujve kampionë. Dhe të mendosh se e mori me kosto zero një lojtar të tillë nga Milani, ky transferim përbën “qershinë mbi tortë” të këtij “top-formacioni” bardhezi.

6. I larguar nga Real Madridi, Sami Khedira zgjodhi të përqafojë ngjyrat e Juventusit në verën e vitit 2015, me të cilën vazhdon akoma të luajë, duke fituar tituj radhazi në Itali.

7. Paul Pogba është emblema e biznesit “par excellence” në këtë drejtim për “Zonjën e Vjetër”. E mori si një transferim të lirë nga Manchester United dhe ia shiti për mbi 100 milionë euro të njëjtës skuadër angleze.

8. Emre Can vjen nga Liverpool, sot ka mbërritur në Torino për vizitat mjekësore dhe do t’iu shtohet radhëve të bardhezinjve, si një përforcim i goditur në mesfushë. Asnjë lekë i paguar për të, edhe pse kërkohej nga disa klube të njohura europiane.

9. Vetëm 2 gola në 15 paraqitje, në aventurën e sulmuesit Luca Toni te Juventusi, teksa e filloi aventurën e tij bardhezi në janar 2011.

10. Fernando Llorente arriti në verën e vitit 2013 te Juventusi si një transferim i lirë dhe qëndroi në Torino për dy sezone, para se të shkonte te Sevilla.

11. Kingsley Coman u mor si lojtar i lirë në verën e vitit 2014 dhe pas një sezoni me bardhezinjtë u shit te Bayern Munich.

Më shumë nga Seria A