Seria A

Juventusi mezi pret debutimin e CR7, në Torino vjen edhe… dentisti i tij

Cristiano shumëfishon ndjekësit në internet nën diellin e “Continassa”. Dje Juventusi njoftoi çmimet për debutimin e Ronaldos në stadiumin “Allianz”: do të jetë si i pari i më të madhenjve, në mesin e “tenorëve”. Dhe, siç pritej, numrat janë në përputhje me rritjet e abonimeve, rreth 30% më shumë se vitin e kaluar. Biletat e dy “curve” kushtojnë nga 55 euro, ndërsa në pjesë të tjera të stadiumit, më komode, 130 dhe 180 euro.

Efekti i Ronaldos mund të shihet te çmimet e biletave, por edhe te dëshira dhe uria e Juventusit. Dje, Cristiano Ronaldo ka prenotuar për të ardhur në Torino edhe dentistin personal, që është njëherazi shoku i tij, Miguel Stanley. Bëhet fjalë për një dentist portuguez për VIP-at, njeriu që ka nën përkujdesje tërë kohën gojën e CR7. Ai është me bazë në Los Anxhelos tashmë, ku ka mbledhur lavdi në TV, dhe kur ai shërben, por Cristiano e do me vete në aventurën bardhezi. Ashtu siç do të veprojë edhe me masazhatorin personal, që e kishte te Real Madridi.

Më shumë nga Seria A