Bundesliga

Ka derbi në Manchester për shërbimet e Thiago Alcántara

Thiago Alcántara është mesfushori kreativ, që Guardiola dëshiron ta marrë në “Etihad”. “Sezonin e ardhshëm, David nuk mund të luajë çdo ndeshje, kështu që skuadra duhet të jetë e mrekullueshme”, – shpjegoi trajneri spanjoll në një konferencë shtypi për Silva.

Dhe, sipas “Daily Mail”, Thiago Alcantara është i zgjedhuri i Pep për “kullën e regjisë” së Manchester City. Por, “qytetarët” nuk do të jenë vetëm në këtë betejë, sepse fqinj i tyre, Manchester United, gjithashtu, e ka vendosur në objektivat e veta të merkatos ish-mesfushorin e Barcelonës.

Ky operacion mund të kushtojë rreth 65-70 milionë euro. Kujtojmë se Alcantara la “Camp Nou” për të shkuar te Bayern Munich nga kërkesa e Guardiolës, ndaj nuk është çudi që t’i bashkohet ish-trajnerit të tij edhe te Manchester City.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga