Premier League

Ka kaluar Ronaldo-n, Icardi-n dhe Henry, por kritikohet si askush tjetër

Dele Alli u fut në ndeshjen ndaj Burnley për të dytin sezon radhazi pa shënuar asnjë gol në Premier League. Mesfushori anglez ka vuajtur të gjejë formën e tij këtë sezon dhe nuk është paraqitur ashtu siç pritej.

Kritikat për të kanë qenë të shumta, sidomos në ishull pasi në Britani e konsiderojnë një nga lojtarët që do të udhëheqë përfaqësuesen angleze në Rusi 2018.

Shumë është folur për të, sidomos me jetën e tij jashtë fushe, por më në fund Alli është rikthyer ai i vjetri në ndeshjen e fundit, duke shënuar një gol dhe duke përgatitur dy në fitoren 5-2 të Tottenham ndaj Southampton.

Por atë që ka arritur talenti anglez në karrierën e tij, nuk e kishin arritur as yje si Ronaldo, Icardi apo Henry në moshën 22-vjeçare.

Dele Alli ka shënuar 54 gola në karrierën e tij deri tani. Kur Mauro Icardi ishte 22 vjeç, kishte shënuar 53. Suarez dhe Ibrahimovic 38 dhe 36. Cristiano Ronaldo 30 gola, ndërsa Cavani 30. Thierry Henry kishte shënuar 23 ndërsa Aubameyang 14 gola.

Më shumë nga Premier League