RUSI 2018

Ka ndrydhur qafën, Gjermanisë do t’i mungojë një nga mbrojtësit…

Gjermania nuk do të ketë në radhët e saj Mats Hummels për ndeshjen e dytë në grup kundër Suedisë.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, gjatë konferencës së sotme për shtyp: “Mats Hummels me shumë mundësi nuk do të luajë nesër. Dje ai ndrydhi qafën dhe situata nuk është përmirësuar. Nuk pres që të kthehet në kohë për këtë ndeshje, por do të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të Botërorit.”

Gjermania duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Suedisë për të mbetur në garë për Kupën e Botës, pasi e nisi veprimtarinë me një humbje ndaj Meksikës, ndërsa Suedia fitoi në ndeshjen e parë ndaj Koresë së Jugut.

Më shumë nga RUSI 2018