Argetim

Ka një skenë lufte në sezonin e ardhshëm të “Game of Thrones” që është filmuar për 55 ditë

Edhe pse Game of Thrones njihet për cilësinë e lartë të realizimit, HBO është duke e rritur edhe më tepër standardin sipas një letre falenderuese të publikuar së fundmi.

Sipas një letre të postuar në instagram nga asisten regjizori Jonathan Quinlan, trupa e aktorëve dhe punonjësit e GoT sapo kanë lënë pas krahëve 55 netë (të njëpasnjëshme) xhirimesh për luftën masive të sezonit 8.

Postimi (aktualisht i fshirë) zbuloi se xhirimet u kryen në tre vendodhje të ndryshme dhe siguron se fansave do t’iu shërbehet diçka e të paparë.

Teksa xhirimet e sezonit 8 po marrin dyfishin e kohës krahasuar me pararendësit, kjo letër falenderimi ka zgjuar interesin e fjetur përkohësisht të fansave me gjithë këto detaje interesante.

Lexojeni letren më poshtë:

 

Më shumë nga Argetim