Futboll

Video: Kafshimi i Suarez, vjen hakmarrja e Chiellini-t… në FIFA

Një nga momentet më të paharrueshme të historisë së futbollit ka ardhur në Botërorin e 2014-ës, kur Luis Suarez ka kafshuar mbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini në ndeshjen e fundit të grupit, e fituar 1-0 nga amerikanojugorët, të cilët kanë eliminuar “Axurrët” nga Kupa e Botës.

Ka qenë një nga momentet më të diskutuar të asaj kohe. Tani, katër vite më pas, italiani ka arritur të hakmerret falë… FIFA 19.

Në një video të postuar në Twitter shfaqet qendërmbrojtësi i Juventus që kafshon sulmuesin e Barcelona-s. Një skenë kjo që mund ta shohim në Champions League, duke parë në video dy lojtarët mbajnë veshur fanellat e klubeve respektive dhe jo ato të kombëtareve

Më shumë nga Futboll