Futboll

Kakà mund të shkonte te Man. City: Ja pse nuk pranova

Kakà mund të shkonte te Man. City: Ja pse nuk pranova

A e dini se Ricardo Kakà një herë ka pasur mundësinë për të luajtur te Manchester City? Po, besojeni, sepse këtë e ka rrëfyer vetë braziliani në një intervistë për revistën “Four Four Two”!

Kur vishte fanellën e Milanit, me të cilën u bë një legjendë e padiskutueshme e futbollit botëror dhe fitoi “Topin e Artë”, mesfushorit i erdhi një ofertë për t’u bërë “qytetar”.

“Marrëveshja praktikisht ishte e plotë, mungonte vetëm që unë të thosha ‘po’-në përfundimtare. Sigurisht, do të kisha një pagë shumë herë më të lartë se te Milani – kjo është e vërtetë – por në fund vendosa që ajo nuk ishte zgjedhja e duhur. Pse? Nuk isha i bindur se projekti i tyre do të ishte i suksesshëm. Duhej të lija një klub të madh evropian për një skuadër ende të panjohur. Qëndrimi te Milani ishte diçka më e sigurt”.

Kakà nuk u transferua në Premier League, por gaboi me lëvizjen e tij të radhës, gjithsesi. Ai u bë pjesë e Real Madridit, ku dështoi (sidomos nga dëmtimet), edhe pse atje e donin të gjithë. Ah, po! Përveç trajnerit Jose Mourinho.

Më shumë nga Futboll