Futboll

Kaka do të luajë te Barcelona të shtunën

Braziliani Kaka është fituesi i fundit “njerëzor” që ka fituar Topin e Artë në vitin 2007 përpara se ai të bëhej pronë e Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s. Ai do të rikthehet në fushë me fanellën e Barcelona-s, atë të Ekuadorit.

CR7 dhe Messi kanë secili nga pesë herë.

Ish-ylli i Milan dhe Real Madrid ka kaluar një karrierë spektakolare, të paktën deri në momentin që shkoi te Los Blancos.

Siç bëri edhe me Ronaldinho-n në 2016, Barcelona e Ekuadorit do të ftojë Kaka për një ndeshje tradicionale tashmë në stadiumin Monumental.

Kaka do të jetë Topi i Artë i dytë që do të veshë fanellën e verdhë. Gjithsesi nuk do të jetë hera e parë që ai do të luajë një ndeshje në Guayaquil.

Në nëntor të 2014, ai luajti në stadiumin George Capwell bah Enekec olr Cipa Sudamericana. Fantazisti i mirënjohur është mundur me rezultatin 3-2 danj Bombillo-s.

 

Më shumë nga Futboll