Connect with us

Futboll

Kaka zbulon lojtarin tek i cili sheh veten

Gjatë një interviste ekskluzive për Goal, ish-sulmuesi i Milan-it Kaka ka zbuluar emrin e futbollistit me të cilin mendon se ngjan më shumë. Aktualisht te Orlando City në MLS, Kaka mendon se është Neymar futbollisti me të cilin përafron më shumë stili i tij i lojës, një sulmues që ai e çmon në veçanti. “E adhuroj mënyrën se si luan. Ai i bën gjërat shumë të thjeshta dhe të gjithë e shohim se sa i kënaqur është duke luajtur me Barcelona-n”, deklaroi Kaka.

Image result for kaka and neymar

I pyetur për të ardhmen e tij në kombëtare, Kaka nuk i mbyll derën një rikthimi edhe pse pranon se Seleçao po ecën mirë pa të. “Brazili ka arritur rezultate të mira. Tite e ka vendosur përfaqësuesen në shinat e duhura. Ata luajnë vërtetë mirë. Janë kualifikuar në “Rusia 2018”, ku sigurisht do të jenë mes favoritëve. E ardhmja ime në kombëtare, nuk e di. Mendoj vetëm të luaj për Orlando City-n, dhe nëse bëj paraqitjet e duhura këtu dhe kam vazhdimësi, ndoshta mund të më thërrasin sërish”.

Më shumë nga Futboll