La Liga

Kaka zyrtarizon tërheqjen nga futbolli me një “cicërimë”

Ricardo Izecson dos Santos Leite, i quajtur Kaka, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Kanë qenë gjashtëmbëdhjetë vite shumë të bukura për fantazistin brazilian, i zbuluar nga Sao Paulo, i marrë në Europë nga Milan, i paguar shtrenjtë nga Real Madrid dhe pionier në MLS. Jeta e tij si futbollist është mbyllur pas 749 ndeshjesh dhe 238 golash. “At, më ke dhënë më shumë nga sa prisja”, ka qenë komenti i tij në Twitter. Tani është gati për një karrierë si drejtues, ndoshta te Milan.

Kështu, pas Philipp Lahm, Francesco Totti, Andrea Pirlo dhe Xabi Alonso, Kaka është bërë legjenda e radhës që ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. 2017-a do të mbahet mend si viti i lamtumirave të mëdha.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga