Kampionati Shqiptar

Kalaja largohet nga Vllaznia: Ty t’i dedikoj sukseset dhe rrëzimet e mia

Vllaznia ka nisur nga ringritja, kësaj here përmes Kategorisë së Parë. Po punohet për caktimin e drejtuesve të rinj, bashkë me stafin teknik. Mirëpo, duket se lojtarët kuqeblu po kërkojnë destinacione të reja, për të vijuar të luajnë në Superiore. Një i tillë është edhe Arlind Kalaj, që ka ofertë nga Kukësi.

Përmes rrjeteve sociale, i ka bërë të ditur: “Përshëndetje të gjithëve! Që nga sot nuk do të jem më lojtar i KF.Vllaznia. Vllaznisë i dedikoj absulutisht çdo gjë, sukseset dhe rrëzimet e mia. Që nga kontakti jem i parë me topin kam përfaqësu gjithmonë këtë fanellë dhe kjo gjithmonë më ka ba krenar.

Vllaznia për mua nuk do të jetë kurrë një klub futbolli, është shtëpia ime.
Faleminderit çdo tifozi që më ka përkrah në momente të mira dhe të vështira. Faleminderit atyre që gjykuan pa ditur dhe faleminderit atyre që kuptuan pa patur nevojë për shpjegime. Faleminderit Vllaznia dhe Forca Vllaznia!”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar