Connect with us

Futboll

Kalaja, lojtari i parë që nënshkruan me Vllazninë

Vllaznia fillon të lëviz në merkato. Emri i parë që nënshkruan me kuqeblutë është mesfushori Arlind Kalaja, i cili paraditen e të mërkurës ka hedhur të zezën mbi të bardhë. 22 vjeçari ishte një futbollist i lirë pasi dy muaj më parë i kishte përfunduar kontrata me Vllazninë dhe pas bisedimeve me administratorin Gjyrezi, gjetën akordin për të rinovuar bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër. Nëpërmjet një komunikate për shtyp klubi shkodran njofton se drejtuesit kanë gjetur marrëveshjen për të vazhduar bashkëpunimin me 21-vjeçarin.

Pas këtij futbollisti, do të jetë rradha e të tjerëve për të firmosur kontratat e reja, megjithatë një pjesë e mirë e tyre janë larguar nga Vllaznia pasi nuk i ka bindur projekti i klubit. Rasti më i fundit është ai i kapitenit Ndriçim Shtubina që vendosi të largohet nga kuqeblutë pasi drejtuesit nuk u treguan korrekt për të vazhduar bashkëpunimin me të. Duke u bazuar në merkaton që është bërë deri tani edhe në sezonin e ri Vllaznia duket se do të luftojë për mesin e tabelës.

Më shumë nga Futboll