Futboll

Kalinic te Atl. Madrid, huazim me detyrim blerje fiksuar në €18 mln

Zërat mbi një marrëveshje mes Milan dhe Atletico Madrid, në lidhje me transferimin në La Liga të sulmuesit kroat të kuqezinjve, Nikola Kalinic, gjejnë tashmë konfirmim edhe te mediat spanjolle. Pas aludimeve nga ana e mediave dhe burimeve italiane, këtë të hënë, edhe media sportive spanjolle “Marca”, në fakt ka zbuluar se si marrëveshja mes palëve tashmë është totale, me kroatin që në sezonin e ardhshëm, njëlloj si Gelson Martins, do të luajë me fanellën e “Colchoneros”.

Kushtet e marrëveshjes, për realizimin e transaksionit flasin për një huazim me detyrim blerjen e sulmuesit kroat, të fiksuar në shumën e 18 milionë euro. Mungon ende zyrtarizimi, por në orët e ardhshme, siguron “Marca” duke cituar burime pranë klubit të Atletico Madrid, Kalinic do të mbërrijë në Wanda Metropolitano.

Më shumë nga Futboll