Futboll

“Kam dëgjuar të flitet për Donnarumma, që kur ishte 12 vjeç”

Paolo Maldini, ish-mbrojtësi dhe kapiteni i AC Milan, i cili në fushën e lojës fitoi gjithçka që duhej të fitonte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, mori pjesë në një emisionin radiofonik ku tregoi edhe arsyen përse nuk nisi punë te klubi ku dha gjithçka. “Si ka mundësi që nuk jam te Milan? Nuk e di, kam qenë shpesh herë pranë rikthimit, si me Berlusconi ashtu edhe me kinezët. Fola me pronarët e rinj, por kisha shumë dyshime në lidhje me projektin dhe që më propozuan. Për t’u kthyer në nivelet e 15 viteve më parë duhet investime kolosale.” – tha Maldini.

Rezultate imazhesh për maldini 2017

Maldini ka pasur mundësinë të shkojë si drejtues edhe te PSG. “Kam folur disa herë me pronarin e tyre Nasser, por asnjëherë nuk kemi arritur një marrëveshje. Unë jam gati të kthehem si drejtues në botën e futbollin dhe jam gati të dëgjoj ofertat nga jashtë. Mjafton të mos jetë një klub italian. Nuk mund të punojë si kundërshtar i Milan. Jam i kushtëzuar nga e kaluara ime.” – tregoi ish-mbrojtësi që luajti 700 ndeshje me klubin kuqezi.

Rezultate imazhesh për maldini 2017

Më pas Maldini foli për Donnarumma dhe Belotti: “Një talent i pastër si ai i Donnarumma lind një herë çdo 50 vjet. Kam dëgjuar të flitet për të që kur ishte 12 vjeç dhe nisi të stërvitet me ekipin U-19. Më pëlqen shumë edhe Belotti, unë mendoj se ai do të ishte blerja e duhur për Milan. Personalisht kam pasur mundësinë të shkoj te Chelsea dhe Real gjatë karrierës time, por doja të fitoja gjithmonë vetëm me Milan, edhe pse Real Madrid është klubi që ngjason më shumë me Milan.”

 

Më shumë nga Futboll