Futboll

“Kam luajtur me Totti dhe Messi, por numri 10 më i mirë është ai”

Është një çështje zemre, por edhe klasi. Sepse të zgjedhësh Riquelme si një prej më të mirëve të të gjitha kohërave nuk është e gabuar, përkundrazi. Por për Nicolas Burdiso ka qenë një zgjedhje më e lehtë sepse ka luajtur me talentin argjentinas dhe ka patur mundësinë ta shijojë nga afër talentin e tij. Ai ka luajtur edhe me Francesco Totti-n dhe Leo Messi-n, por ka zgjedhur numrin 10 të Boca-s.

Qendërmbrojtësi aktual i Torino-s së Mazzarri-t nuk ka dyshime në lidhje me numrin 10 më të mirë të të gjitha kohërave. “Zgjedh Riquelme sepse jam një tifoz i Boca-s, – ka thënë mbrojtësi i Torino për TyC Sports. – E kam parë të marrë mbi shpatulla ekipin në momentë të vështira, duke na ndihmuar të luajmë me qetësi”.

“El Mudo” ka qenë një mesfushor me talent të rafinuar. Ka luajtur dy herë me Boca Juniors, duke fituar pesë herë kampionatin argjentinas, një Kupë Interkontinentale, një Recopa të Amerikës së Jugut dhe një Kupë Intertoto. Ëstë zgjedhur edhe katër si fubtollisti më i mirë argjentinas, por nuk ka arritur ta fitojë kurrë Topin e Artë.

Për Burdisso është numri 10 më i mirë, më i mirë edhe se Francesco Totti dhe Leo Messi. Edhe pse dy kampionët e lartpërmendur janë të jashtëzakonshëm. Ylli i Roma-s ka lidhur karrierën e tij me klubin verdhekuq, duke prekur kulmin me Botërorin e fituar në 2006-ën. Tjetri konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave.

“Francesco, bashkë me Leo-n, është lojtari inteligjent që kam takuar. Të dy kanë qenë dy sekonda para të tjerëve. Por jam me Roman”.

Më shumë nga Futboll