La Liga

“Kam oferta nga klube të tjerë, duhet të flas me Barçën”

Pas eliminimit nga Botërori, Brazili po mjekon plagët, por për shumë lojtarë të skuadrës së Tite ka ardhur koha për të menduar për merkaton dhe të ardhmen.

Mes tyre është sigurisht Paulinho (që në ditët e kaluara, gjatë një interviste, ka zbuluar se ka qenë afër Inter-it), një nga më të përfolurit në këto orë.

Mesfushori i Barcelona-s ka zbuluar se mund të largohet nga katalanasit për t’u kthyer në Kinë, vendi prej ku u transferuar verën e kaluar.

“Kam oferta nga një klub kinez dhe nga një klub tjetër, duhet të flas me Barcelona-n. Nuk e di nëse do të qëndroj”, ka thënë lojtari.

Më shumë nga La Liga