Çiklizëm

Kamberaj fiton etapën e tretë të Turit, italiani Gazzara qëndron lider

Më fund, Turi i 75-të Çiklistik i Shqipërisë ka folur për çiklistët kuqezinj. Xhuliano Kamberaj ka fituar sot etapën e tretë të këtij eventi, Elbasan-Vlorë, 172km e gjatë, turne që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Çiklisti kuqezi ka prerë i pari vijën e finishit në qytetin bregdetar, pas një sprinti të fuqishëm në metrat e fundit, ku mposhti rivalët italianë Paolo Toto (i dyti) dhe Nicolas Marini (i treti).

Etapa e sotme ishte më së shumti fushore, me pak malore të vogla, që nuk ndikuan shumë në shkëputjen e çiklistëve, që ishin sporadike dhe të gjitha të neutralizuara nga grupi i madh. Për pasojë, të gjithë çiklistët mbërritën së bashku në finish, me Kamberaj që fitoi, duke dhënë kohën 3h43’’15”. Mirë u paraqit edhe çiklisti tjetër kuqezi Iltjan Nika, sot i teti në finish, por me të njëjtën kohë me fituesin.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Turit Çiklistik, ajo vazhdon të komandohet nga çiklisti italian Michele Gazzara, që ka 12h16’54” në total, duke lënë pas kroatin Bruno Maltar, me +1’26”, ndërsa në vendin e tretë është italiani paolo Toto, me më shumë se 3 minuat nga lideri. Për fat të keq, asnjë çiklist kuqezi nuk është në “top 10” më të mirët në renditjen e përgjithshme. Nesër zhvillohet etapa e 4-t, ajo Vlorë-Sarandë.

Turi 75-të Çiklisti, etapa e tretë (Elbasan-Vlorë, 172km)

1-Xhuliano Kamberaj (Shqipëri),       Kombëtarja shqiptare         3h43’15”

2-Paolo Toto (Itali)                               Sangemini                              “

2-Nicolas Marini (Itali)                         Mstina Focus                         “

Renditja e përgjithshme

1-Michele Gazzara (Itali)                     Sangemini                              12h16’54”

2-Bruno Maltar (Kroaci)                      Meridiana                              +1’26”

3-Paolo Toto (Itali)                               Sangemini                              +3’08”

Më shumë nga Çiklizëm