Mundje

Kampionati Botëror i Mundjes për Kadet në 2019, Shqipëria merr “ok” për organizimin

Kampionati Botëror i Mundjes për Kadet në 2019, Shqipëria merr “ok” për organizimin

Shqipëria mund të bwhet vend organizator i Kampionatit Botëror të Mundjes për Kadet dhe Junior në vitin 2019. Për të parë nga afër kushtet e hotelerisë dhe ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ka mbrritur në Shqipëri Zv/Presidenti i Federatës Europiane të Mundjes, Thodoros Hamakos.Në aeroportin “Nënë Tereza”, Z. Hamakos u prit nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Z. Martin Biba. Më pas dy zyrtarët e lartë vijuan takimet e programuara, ku fillimisht Z.Hamakos u ndal në Bashkinë e Tiranës ku u prit nga Zv/Kryetari i bashkisë Z.Abas Hado.

Dy zyrtarët diskutuan rreth organizimit të këtij aktiviteti sportiv dhe mundësive për të bashkëpunuar në masivizimin e sportit të mundjes. Në fund të takimit, Z.Hado dhe Z.Hamakos u ndalën në një prononcim për TeleSport, ku u shprehën optimist se “Shqipëria do të fitojë të drejtën për të organizuar Kampionatin Botëror të Mundjes për Kadet ose Junior në vitin 2019”

Pas takimit që patën në Bashkinë e Tiranës, Zv/Presidenti i Federatës Europiane të Mundjes Thodoros Hamakos dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes Martin Biba, u pritën në një takim edhe nga Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit Kostandin Shkurti. Dy zyrtarët diskutuan për infrastrukturën dhe problematika të tjera që lidhen me organizimin e Kampionatit Botëror të Mundjes.

Në fund të takimit Z.Hamakos dhe Z.Biba u shprehën se morën mbështetjen edhe të Ministrisë së Arsimit për të organizuar këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv.Vizita e fundit e zyrtarit të Federatës Europiane të Mundjes, ishte ajo në zyrtar e Komitetit Olimpik Shqiptar, ku u prit nga Presidenti Viron Bezhani.

Edhe në këtë takim u vendosën piketat për organizimin e Botërorit të Mundjes për Kadet dhe Junior në Shqipëri, ndërsa u nxorën dhe problematikat, të cilatat pritet të zgjidhen deri në afrimin e vitit 2019.Në fund të vizitave të programuara në me drejtues të institucioneve shqiptare, Z.Thodoros Hamakos dhe Z.Martin Biba kanë kryer edhe një inspektim të kushteve të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ku pritet të organizohet dhe Kampionati Botëror i Mundjes për Kadet dhe Junior në vitin 2019.

Më shumë nga Mundje