Çiklizëm

Kampionati i Çiklizmit të Rrugës, Zhupa i pari në garën me kronometër!!!!

Përgatiti: Ardit M. Hoxha

Pasditen e së shtunë në Tiranë është zhvilluar gara me kronometër e kampionatit Kombëtar i Çiklizmit të Rrugës. Gara pati një pjesëmarrje relativisht të lartë dhe cilësore, ku morën pjesë disa nga çiklistët më të mirë të vendit, që stërviten në vendet fqinje. E ndarë në tre kategori, të parët që e mbyllën garimin e tyre ishin çiklistët e katëgorisë, junior, ku fitues u shpall Mesur Ceka.

Në kategorinë Kadet, i pari doli Valter Hamiti nga klubi i Tiranës. Ndërkohë për kategorinë elitë triumfues u shpall, Eugert Zhupa. Për presidentin e federatës së çiklizmit, Skënder Anxhaku, gara ishte shumë e suksesshme dhe rezultat mund të cilësohen shumë pozitive.

Më tej ai shtoi se me formën e çiklistit Zhupa, do të shpresohet që për herë të parë Shqipëria të përfaqësohet në lojrat olimpike dhe me në këtë sport.
Ndërsa vetë sportisti, Zhupa për telesport u shpreh i kënaqur me rezultatin e tij, teksa shtoi se do të vijojë të punojë fort për të arritur objektivin madhor, Lojrat Olipmike.Kampion

Më shumë nga Çiklizëm