Mundje

Kampionati Kombëtar i Mundjes për të rinj, Tirana dhe Teuta shpallen kampione

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Mundjes për të rinj. Pjesëmarrës në këtë event sportiv kanë qenë ekipe si: Apollonia, Teuta, Tirana, Korabi, Golloborda, Beslidhja, Burreli, Kukësi etj. Mundësit e ekipeve pjesëmarrëse kanë garuar në stilin e “Lirë” dhe në stilin “Greko-Romak”.

Në ceremoninë e hapjes së këtij eventi, presidenti i  Federatës Shqiptare të Mundjes Martin Biba, tha se sportistët më të mirë  do të përzgjidhen për të përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik të Mundjes, që do të zhvillohet në Turqi në fund të këtij muaji.

Konkurenca mes mundësve pjesëmarrës në stilin e lirë dhe atë greko-romak, ka qenë e lartë. Konkurencë e fortë ka qenë mes mundësve të Tiranës, Teutës dhe Kukësit, por nuk ka munguar konkureca edhe mes mundësve të ekipeve të tjera.

Mundësit kanë dueluar duke treguar talentin e tyre përballë kundërshtarëve, ndërsa tifozët e pranishëm në shkallët e pallatit të sportit “Asllan Rusi” kanë mbështetur gjatë gjithë kohës mundësit që ndesheshin në tapet.

Pas zhvillimit të mbi 80 ndeshjeve, u shpallën dhe fituesit e Kampionatit Kombëtar të Mundjes për të dy stilet dhe peshat. Në stilin e lirë, ekipi i Teutës u shpall Kampione e Shqipërisë me 69 pikë të grumbulluara, Tirana u rendit në vendin e dytë me 58 pikë dhe Kukësi në vendin e tretë me 45 pikë.

Në stilin Greko-Romak, ekipi i Tiranës u shpall Kampione e Shqipërisë me 76 pikë, Burreli u rendit i dyti me 47 pikë dhe Beslidhja u rendit e treta me 43 pikë.Kampionati i Mundjes për të rinj, ekipet fituese në stilin e “Lirë” dhe në stilin “Greko-Romak”

 

Kampionati i mundjes për të rinj. Stili greko romak dhe i lirë

Ekipore, stili i lirë

Vendi 1, Teuta me 69 pikë

Vendi 2, Tirana me 58 pikë

Vendi 3, Kukësi me 45 pikë

Ekipore, stili greko-romak

Vendi 1 Tirana 76 pikë

Vendi 2 Burreli 47 pikë

Vendi 3 Beslidhja 43 pikë

 

Individuale

Stili Greko – Romak

50 kg Klodian shehu, vendi 1, Tirana

55 kg Julijan Shehu, vendi 1, Tirana

60 kg Elert Shaba vendi 1, Burreli

66 kg Leonard Frrokaj vendi 1, Tirana

74 kg Kevin Kupi vendi 1, Tirana

84 kg Boris Frrokaj vendi 1, Tirana

96 kg Kevi Ballabani vendi 2, Burreli

120 kg Jurgen Vlashi vendi 1, Tirana

Stil i lirë individuale

50 kg Endrio Avdyli vendi 1, Teuta

55 kg Oltian Bardhi vendi 1, Tirana

60 kg Emanuel Çekrezi vendi 1, Tirana

66 kg Elmaz Kryeziu vendi 1, Tirana

74 kg Ordis Lila vendi 1, Tirana

84 kg Eriglent Prizreni vendi 1, Tirana

96 kg Emiljano Onuzi vendi 1, Kukësi

120 kg Paris Karepi vendi 1, Teuta

 

 

Më shumë nga Mundje