Connect with us

Kampionati Shqiptar

Kampionati pushim, Kukësi luan miqësore me Lirinë e Prizrenit

Skuadra e Kukësit, duke shfrytëzuar pushimin e kampionatit, ka fiksuar një miqësore me Lirinë e Prizrenit

Skuadra e Kukësit, duke shfrytëzuar pushimin e kampionatit, ka fiksuar një miqësore me Lirinë e Prizrenit, të cilën do ta luajë ditën e shtunë. Marrëdhëniet e mira që kanë dy klubet kanë bërë që verilindorët të bien dakort për të udhëtuar ditën e shtunë, më 25 mars, në qytetin e Prizrenit. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi”, në orën 18:00. Shefi i klubit, Jonuz Hallaçi, ka dhënë më shumë detaje për këtë sfidë miqësore:

“Duke parë që kampionati është pushim menduam që ta shfrytëzonim këtë javë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Lirinë e Prizrenit. Kjo ndeshje zhvillohet për të mbajtur në tonus ekipin dhe për të mos ulur ritmin e skuadrës. Gjithashtu, na vjen mirë që u arrit kjo miqësore me Lirinë e Prizerinit, pasi ne kemi shumë tifozë në Kosovë dhe sidomos në Prizren. Me këtë ndeshje iu japim atyre mundësinë për të na parë nga afër. Gjithashtu, forcojmë edhe marrëdhëniet me klubet kosovare. Unë i ftoj të gjithë tifozët nga Kosova, por edhe ato kuksianë, që ditën e shtunë të mos mungojnë, por të jenë në Prizren, për të shijuar një festë të bukur. Theksoj se Kukësi do të udhëtojë me ekipin e plotë”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar