Volejboll

Kampionati i rrjetës, Teuta e Partizani luajnë për play off-in

Do të luhen nesër takimet e radhës së Kampionatit Kombëtar të Volejbollit, java e 12-të për meshkuj dhe ajo e 9-të për femra, Grupi A1. Një fundjavë ku nuk mungojnë sfidat interesante në të dyja kategoritë. Te meshkujt, sipkat sfida Studenti-Farka Volley, një derbi kryeqytetas që parashikohet i fortë. Ndërsa te femrat, vëmendja është përqendruar te përballja mes Teutës dhe Partizanit, dy ekipe që synojnë një vend në play off. Nesër rikthehet edhe kampionati i Grupit A2 për femra, aty ku dominon skuadra e Mirditës, që synon të ngjitet në A1-sh sezonin tjetër.

Volejboll – Meshkuj, java e 12-të (17 shkurt)

Skënderbeu – Vllaznia, ora 12:00 (Korçë)

Partizani – Elbasani, ora 16:00 (Asllan Rusi)

Studenti – Farka Volley, ora 18:00 (Asllan Rusi)

Teuta – Tirana, ora 18:00 (Durrës)

Erzeni (pushim)

Volejboll – Femra Grupi A1, java e 9-të (17 shkurt)

Skënderbeu – Korabi, ora 10:00 (Korçë)

Lushnja – Tirana, ora 13:00 (Krutje)

Barleti Volley – Vllaznia, ora 14:00 (Asllan Rusi)

Teuta – Partizani, ora 16:00 (Durrës)

Volejboll – Femra Grupi A2, java e 6-të (17 shkurt)

Mirdita – Flamurtari, ora 12:00 (Rrëshen)

Apolonia – Divjaka, ora 13:00 (Fier)

Elbasani – Vlora Volley, ora 13:00 (Elbasan)

Më shumë nga Volejboll