Volejboll

Kampionati i Volejbollit, ndeshja e parë për femra derby Partizani – Tirana

Të shtunën më 30 shtator, rikthehet për të gjithë spordashësit, Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj. Federata Shqiptare e Volejbollit ka hedhur shortin për ndeshjet e kampionatit dhe ndeshjet e para do të nisin pikërisht më 30 shtator.

Java e parë e këtij kampionati do të nis me përballjen Vllaznia-Partizani, ndeshja e cila do të luhet në Shkodër në orën 17:00 të ditës së shtunë. Erzeni do të përballet me Studentin, ndërsa Elbasani do të pres Teutën në “Tomorr Sinani”.

Ndërsa ekipi i Tiranës do të ketë kundërshtar në javën e parë ekipin tjetër kryeqytetas, atë të Farkës. Të gjitha sfidat janë parashikuar të luhen ditën e shtunë, ndërsa ekipi i Skënderbeut do të jetë pushim në javën e parë të kampionatit.

Një javë më vonë, në datë 7 Tetor, do të luhen dhe ndeshjet për javën e parë të kampinatit të Volejbollit të femrave. Java e parë e kampionatit për femra ka rezervuar derbyn mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo ndeshje do të luhet në datën 7 Tetor, në orën 17:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Ndërkohë sfidat e tjera për javën e parë të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra janë ato mes: Teutës dhe Vllaznisë, Lushnjes dhe Korabit si dhe Skënderbeut dhe Barleti Volley. Kampionati Kombëtar i Voljebollit do të transmetohet në ekranin e Telesport, për të gjithë spordashësit.

Më shumë nga Volejboll