Champions League

Kampionët e Kosovës mësojnë kundërshtarin në preliminaret e Champions-it

Sot në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin preliminar të Ligës së Kampionëve. Kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit, do të ndeshen me homologët e Andorrës, FC Santa Coloma, ndërsa Fiorita e San Marinos do të përpballet me Lincoln Red Imps të Gjibraltarit.

Ky raund paraprak është një mini-turne, që do të luhet në një vend, dhe përbëhet nga gjysmëfinalet dhe një finale (të gjitha ndeshjet e njëhershme). Turneu i këtij sezoni do të zhvillohet në stadiumin “Victoria”, në Gjibraltar. Fituesit e raundit në fjalë hyjnë në raundin e parë kualifikues, që do të luhet më 10/11 dhe 17/18 korrik, me kundërshtarët e tyre, që do t’i mësojnë nga shorti i datës 19 qershor.

Tri ekipet humbëse transferohen në raundin e dytë kualifikues të “Europa League”. Raundi gjysmëfinal luhet më 26 qershor, ndërsa ai final më 29 qershor
Sipas sistemit të ri të konkurrencës, kampionët e katër kombeve më të ulëta, të renditur në vitin 2017 në UEFA (Gjibraltar, Andorra, San Marino dhe Kosova) marrin pjesë në raundin paraprak.

Më shumë nga Champions League