Connect with us

Miks Bota

Kampionet e vaterpolit bëhen heroina, shpëtojnë nga mbytja 3 plazhistë

Tri notare të kombëtares italiane të vaterpolit janë kthyer dje pasdite në heroina, duke u shpëtuar jetën 3 personave, që kishin hyrë për t’u larë në det. Elisa Queirolo, Rosaria Aliello dhe Alexandra Cotti po pushonin në plazhin e Borgo Marina (Imperia), pak orë pas ndeshjes miqësore që kombëtarja “azzurre” luajti me Greqinë. Tri notaret, kanë parë një punonjës të plazhit që kërkonte ndihmë për të shpëtuar tri pesona që kishin hyrë thellë në det edhe pse ai ishte me dallgë.

Notaret italiane te vaterpolit

Punonjësit e plazhit kishin ndaluar hyrjen në det, por disa persona nuk zbatuan urdhërin dhe të shtyrë nga një rrymë e fortë uji kishin shkuar në thellësi e nuk po dilnin dot. Tri notaret hynë dhe shpëtuan jetën e 3 personave që ishin në rrezik për jetën, duke i tërhequr me not drejt bregut. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 të pasdites së djeshme, pak minuta pasi rojtarët e plazhit i kishin shpëtuar jetën më parë edhe një vajze të vogël. Duartrokitjet për 3 notaret nuk munguan pas gjestit heroik.

Më shumë nga Miks Bota