Boks

Kampioni i botës dënohet me 60 orë shërbim në komunitet për marijuanë

Kampioni i botës në peshat e rënda në boks në kategorinë WBC, Deontay Wilder, është dënuar me 60 orë punë në komunitet për mbajtje të paligjshme të marijuanës. Boksieri amerikan u shpall fajtor nga gjykatësi Ricky McKinner, që urdhëroi boksierin 32-vjeçar ta shlyejë dënimin në një lokalitet të vogël pranë shtëpisë. Wilder u arrestua në shtëpinë e tij në Tuscaloosa, në qershor të këtij viti, kur policia gjeti marijuanë në makinën e tij.

Wilder kwrkon tw thyejw rekordin e 50 fitoreve tw Mayweather

Një kontroll rutinë që erdhi për lyerje të xhamave të makinës me ngjyrë të zezë. policia kontrolloi në makinë dhe gjeti një sasi të vogël të marijuanës. Avokatët e tij u shprehën se marijuana nuk i përkiste boksierit, pasi ai kishte qenë në udhëtim jashtë qytetit dhe persona të tjerë e kishin përdorur makinën e tij. Wilder është i pamposhtur në karrierën e tij, me 39 fitore (38 me KO).

Më shumë nga Boks