Çiklizëm

Kampioni i i botës në çiklizëm i dhuron Papës biçikletën në Vatikan

Në sheshin “Shën Pietro” në Vatikan ka qenë i pranishëm sot edhe 3 herë kampioni i botës në çiklizëm, sllovaku Peter Sagan, që ka patur një takim me Papa Françeskun. Çiklisti shoqërohej nga bashkëshortja, prindërit dhe djali, por edhe nga një përfaqësues i ekipit “Specialized”. Papa Françesku takoi Sagan, i cili i dhuroi një fanellë të personalizuar, me të cilën ai u shpall kampion bote gjatë këtij viti si dhe një biçikletë. “Ju kam sjellë një fanellë të kampionit të botës dhe të autografuar për ju si dhe një biçikletë më të cilën u shpalla kampion”, tha Sagan gjatë takimit me Papën. Biçikleta ishte e personalizuarme emrin e Papës dhe me ngjyrën e bardhë.

Më shumë nga Çiklizëm